“Ti je një Crack dhe një legjendë historike e futbollit. Është gjithmonë kënaqësi të të mirëpresim kurdo që dëshiron të na vizitosh!”, raporton Express, transmeton Periskopi.
Fjala “Crack” në spanjisht përdoret për të përshkruar një lojtar të jashtëzakonshëm.
Baggio fitoi Topin e Artë dhe çmimin FIFA Best Men’s Player në vitin 1993, si dhe dy tituj të Serie A, një Kupë të Italisë dhe Kupën UEFA.
Ai e çoi Italinë në finalen e Kupës së Botës 1994 dhe ishte pjesë e skuadrës që zuri vendin e tretë në Kupën e Botës 1990.
I njohur me nofkën “Bishti Hyjnor” për shkak të modelit të flokëve të tij në vitet ’90, Baggio grumbulloi 56 ndeshje me Italinë, duke shënuar 27 gola dhe dhënë 14 asistime.
Disa vite më parë, Baggio kishte deklaruar se lojtari me të cilin do të donte më shumë të ndante fushën ishte pikërisht Leo Messi.
“Leo Messi është më i miri në botë. Kur vendos të shënojë, ai thjesht e bën. Do të doja shumë të kisha luajtur krah tij. Madje, do të doja edhe sot.”/Periskopi/