Kuka e uron Norën për postin e ri në IJF si anëtare e Komisionit të Sportistëve

Kuka e uron Norën për postin e ri në IJF si anëtare e Komisionit të Sportistëve

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pasi kampionia olimpike, Nora Gjakova, është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.
Kuka tha se suksesi në gara ishte i shkëlqyeshëm për Federatën e Xhudos së Kosovës, teksa e uroi Norën për postin e ri në IJF.

“Suksesi në gara ishte e shkëlqyeshëm për federatën tonë,e në anën tjetër IJF zgjedh Kampionen tonë Olimpike pjesë e IJF Athlete Commission në nivel të federatës Botërore”.

“Urime Norës për postin e ri në IJF! Kosova gjithandej me suksese e prezantim dinjitoz”, shkroi Kuka.

 

https://www.periskopi.com/category/sport/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti