Tragjedi në futboll, shembet tribuna, ka viktima dhe dhjetëra të plagosur

Tragjedi në futboll, shembet tribuna, ka viktima dhe dhjetëra të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një tribune në stadium, menjëherë pas shpalljes kampion të skuadrës Mouloudia Club d’Alger në Algjeri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas përfundimit të ndeshjes mes MC Alger dhe NC Magra, që përfundoi në barazim pa gola, rezultat që i mjaftoi ekipit të kryeqytetit për të siguruar titullin kampion të Algjerisë.

Sipas mediave lokale, një barrierë sigurie u shemb në momentin kur tifozët kishin nisur festimet dhe po përpiqeshin të afrohen më shumë pranë fushës.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e sakta të incidentit tragjik. Ndërkohë, dhjetëra të plagosur janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet e kryeqytetit. /Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti