Dy lëkundje tërmeti në Shqipëri
Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në Shqipëri.
Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve ka qenë 4 dhe 4.1 e shkallës Rihter, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.
Po ashtu, epiqendra e tërmetit ka qenë në Tiranë, në afërsi të zonës së Kamzës, raporton A2 CNN.
Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh Shqipëria është ‘goditur’ nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale./Periskopi/