Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, temperatura deri në – 6
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të jenë deri në – 6, përcjell Periskopi.
“Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: – 6 deri -3C. Temperaturat maksimale: 5-8°C. Era: nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
