Nuk do të ketë më qeveri të LVV-së pas 28 dhjetorit

Krizat institucionale e bllokadat janë bërë rutinore, e importet e energjisë me çmim 5x më të lartë sesa prodhimi vendor, kanë shku në qindra milionë euro në vit. Deficiti tregtar në mallra ka kulmuar në rreth 6 miliardë, sa gjysma e krejt ekonomisë vjetore.
Qytetari është i pasigurt për të tashmen dhe ka shumë dyshime dhe frikë për të ardhmen. Migrimi jashtë vendit vazhdon të jetë kronik dhe shpresë e vetme për shumicën. Kosova nuk e përballon më as teknikisht e as në terren edhe një mandat tjetër të LVV-së.
Qeveria e ardhshme mesiguri do të drejtohet nga PDK dhe LDK. Kryeministër do të jetë Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku, cilado nga këto parti e fiton më shumë vota. Por ata bashkë do të formojnë shumicën, mesiguri edhe me përkrahjen aktive të partive tjera të djatha. Zëvendëskryeministra do të jenë personalitete me kompetencë dhe kredibilitet sikur Hykmete Bajrami dhe Vlora Çitaku.
Marrëdhëniet me SHBA dhe BE do të vijnë në binar menjëherë.
Bizneset dhe ekonomia do të fillojnë të përkrahen dhe do të kemi programe serioze me miliarda euro për ekonomi dhe zhvillim e fuqizim të sektorit privat. Investimet në kapacitete të reja të energjisë do të fillojnë pa vonesë. Fokusi do të vendoset që të ndalet inflacioni kronik dhe të stabilizohen çmimet. Kthim në normalitet dhe stabilitet.
LVV me siguri mbetet partia e parë me numra edhe pas 28 dhjetorit, por dukshëm më e dobët sesa në 2021, por edhe sesa në shkurt 2025. Për shkak se demokracia ofron platforma ku të gjithë mund të dalin fitues, përfshirë publikun dhe ekonominë, LVV dhe Albin Kurti i kanë gjasat e mëdha të drejtojnë institucionin e Presidentit të Kosovës. Ky do të ishte një kompromis fer që duhet të arrihet dhe të përkrahjet nga tri partitë e mëdha në vend në mënyrë që Kosova të vazhdoj të ecën përpara.
