Arrestohet një person për deklarim të rremë nën betim pas pretendimeve për ryshfet

Arrestohet një person për deklarim të rremë nën betim pas pretendimeve për ryshfet

Në qershor të këtij viti, një person ka deklaruar se disa persona zyrtarë janë duke i kërkuar ryshfet me qëllim të bartjes së aksioneve në pronësinë e tij.

Por, policia ka njoftuar se pas hetimeve ka rezultuar që personi i lartcekur dyshohet se ka deklaruar rrejshëm.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në qershor të vitit 2025 nga një person mashkull kosovar në cilësi të ankuesit, kishte pranuar informacion se disa persona zyrtarë janë duke i kërkuar ryshfet me qëllim të bartjes së aksioneve në pronësinë e tij, pasi ky i fundit i kishte blerë nga bashkë aksionarët e tij”.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në koordinim dhe me autorizim të prokurorit kompetent, ka ndërmarrë veprime hetimore gjatë të cilave janë siguruar dëshmi nga të cilat rezulton se personi i lartcekur  dyshohet se ka deklaruar rrejshëm. Me këto veprime, i dyshuari mashkull kosovar ka konsumuar veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”, për çka i njëjti me datën 22.12.2025 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti