Bugaqku: Për vettingun duhet kompromis politik, duhet edhe vota e Listës Serbe

Bugaqku: Për vettingun duhet kompromis politik, duhet edhe vota e Listës Serbe

Vullnet Bugaqku nga KDI, ka thënë se procesin e vettingut po e pengon vetëm mungesa e konsensusit politik sepse pjesa tjetër është e përfunduar. Bugaqku ka thënë se duhen edhe votat e deputetëve të Listës Serbe për të kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Tutje Bugaqku ka thënë se Kosova në lidhje me vettingun ka dështuar kur nuk ka arritur ta bindë Komisionin e Venecias për vlerësim të performancës dhe si rrjedhojë drita e gjelbër është dhënë për një vetting shumë të kufizuar.

“Procesi i vettingut nuk është sabotuar nga askush. LDK-ja ka qenë bartëse e komisionit për hartimin e amandamenteve kushtetuese të procesit të vettingut. Ku kemi dështuar si shtet është që nuk kemi arritë ta bindim Komisionin e Venecias që vettingun duhet ta bëjmë për vlerësim të performancës. Neve na është dhënë drita e gjelbër ta zhvillojmë nje koncept të vettingut në mënyrë shumë të kufizuar. Vetëm në vlerësim të integritetit, të krerëve të sistemit drejtësisë. Jo të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kanë nisur e janë përfunduar amandamentet kushtetuese por për shkak të mungesës së votës së Listës Serbe, nuk ka kaluar. Pa e bindë Listën Serbe për votë në kuvend, nuk do të kemi fare proces. Pengesë është mungesa e konsensusit politik”, ka thënë Bugaqku. /Koha

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti