Nesër qytetarët ndëshkojnë LVV-në për çmimet e larta astronomike dhe keqmenaxhim të ekonomisë dhe energjisë

Shkruan: Shenoll Muharremi
Nesër qytetarët ndëshkojnë LVV-në për çmimet e larta astronomike dhe keqmenaxhim të ekonomisë dhe energjisë
Kur kam fillu me tregu para shumë kohe që LVV ka fillu trendin e korrigjimit dhe rënies, më ka kontaktu një personalitet i lartë. Më tha “Pse po thua ashtu për ne, qysh me ra LVV kur është në qeveri?”
Ia shpjegova që vlera që LVV ka fitu në vitin 2021 është abnormale dhe totalisht e paqëndrueshme.
Nuk ka shumë lidhje vetëm me LVV-në. Në sistemin elektoral të Kosovës, rezultat i mirë dhe i qëndrueshëm është niveli 20%-25%. Kur shkon në 40% apo 50%, je shumë i fryrë (bubble) dhe po operon me vota të përkohshme, jo organike. Dhe pikërisht kjo ndodhi.
Filloi tkurrja e LVV-së nga 50.2% në 43.2%, pastaj në 40%, dhe matja e fundit kredibile ka qenë rreth 37%. Krejt normale ajo që po ndodh, dhe korrigjimi ka me vazhdu deri në nivelin 20%-25%, aty ku LVV e ka bazën reale dhe votat organike.
Nesër, LVV duhet me vazhdu korrigjimin dhe tkurrjen, rënien drejt bazës së saj organike.
Bëjeni një eksperiment.
Llogaritni sa persona i keni njoftë që e kanë përkrahë dhe votu LVV-në në vitin 2021, dhe sa i njihni sot që vazhdojnë me e përkrahë. Keni me pa që shumë persona që e kanë votu atëherë nuk janë më me LVV-në.
Madje, një ditë gjatë javës, kur isha duke bisedu me një person për këtë temë, doli që të dy kemi votu për
LVV-në në 2021 dhe asnjëri nuk e voton nesër.
Kjo është krejt normale.
LVV ka pas pushtet absolut, gjithçka për vete. Nuk ka ditë me qeverisë si duhet. I ka zaptu bordet e pavarura dhe institucionet publike. Qindra e mijëra kontrata njëburimore pa prokurim publik. Ka pas ministra jokompetentë, ku disa sektorë kanë qenë skandalozë. Ka pas edhe ministra të mirë, sigurisht.
A po mendoni ju që me gjithë këto kriza institucionale njerëzit nuk reagojnë dhe vazhdojnë thuajse nuk ka ndodhë kurgjo?
Në matjen e fundit kredibile, numri më i madh i kosovarëve, me dallim të madh prej partive tjera, ka deklaru që LVV është përgjegjëse kryesore për bllokadat dhe krizat gjatë vitit 2025.
A po mendoni që ata kanë me vazhdu me votu nesër LVV-në që Kosova me vazhdu me kriza e bllokada?
A po mendoni që njerëzit që, kur po shkojnë te arka e marketit, i kap ankthi prej çmimeve astronomike, kanë me votu njësoj si në vitin 2021?
Fuqia blerëse e familjeve është shkatërru dhe varfëria është rritur dramatikisht, siç e kanë vërtetu edhe numrat e publikuar nga ish-ministri i financave.
A po mendoni që ata njerëz kanë me vazhdu me votu LVV-në? Jo.
Sepse puna e parë që ju vjen në mend te arka, kur e paguajnë faturën, është qeveria. Ata që e drejtojnë ekonominë. Ata e marrin ndëshkimin më të madh në raste të tilla – jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë.
Energjia… çka me folë këtu?
A duhet edhe këtë me e shpjegu, me krejt ato skandale dhe çmime astronomike, ku tri herë është rritur çmimi i energjisë? Nuk është ndërtu asnjë kapacitet i ri për pesë vite dhe kemi importu gati 1 miliardë euro energji me kosto 5 herë në të lartë sesa prodhimi në Kosovë nga KEK.
Kriza dhe keqmenaxhimi i energjisë është problemi kryesor. Përpos qytetarëve dhe familjeve, po shkatërrohet edhe ekonomia dhe bizneset. Prodhimi ka rënë vitin e fundit, ndërsa importi i mallrave ka shku në qiell, rreth 7 miliardë euro, prej të cilave rreth 6 miliardë janë deficit. Para që dalin prej ekonomisë sonë, gjysma e gjithë ekonomisë!
E tash, njerëzit me votu nesër përsëri, pa i integru gjithë këta faktorë?
Nuk ka mundësi.
