Lulzim Aliu falënderon përkrahësit dhe fton qyetarët të votojnë PDK’në

Lulzim Aliu falënderon përkrahësit dhe fton qyetarët të votojnë PDK’në

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lulzim Aliu, ka falendëruar qytetarët dhe përkrahësit për mbështetjen e vazhdueshme gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që priten të mbahen nesër (28.12.2025).

“Gjatë kësaj fushate zgjedhore pata kënaqësinë e vecantë të takoj shumë prej të bashkëbisedojmë hapur dhe të ndajmë ide, mendime, shqetesime por edhe shpresojmë bashkë për të ardhmen. Secila përkrahje, secili mesazh dhe secila fjalë inkurajuese ka pasur vlerë të madhe për mua. Kjo mbështetje e fuqishme nga ju miq dhe qytetarë, është arsyeja pse unë vazhdoj përpara me besim dhe vendosmëri”, ka thënë ai.

Aliu i ka ftuar qytetarët që nesër të votojnë.

“Njëkohësisht ju ftoj që të dielën të dilni masivisht për të votuar të votoni PArtinë Demokratike të Kosovës . PDK me numër 130. Të votoni për kryeministrin në ardhje Bedri Hamza dhe të më mbështesni dhe me numrin tim rendor 45”, tha ndër të tjera Aliu.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti