Voton Albin Kurti: Shpresoj të kemi rezultat të qartë, sepse shanca për koalicon iku pa fajin tonë

Voton Albin Kurti: Shpresoj të kemi rezultat të qartë, sepse shanca për koalicon iku pa fajin tonë

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar për zgjedhjet e parakohshme, shkruan Periskopi.

Para mediave Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

“Porsa votova këtu në fakultetn ekonomik ne kryqytet për legjislaturën e 10 të të Kosovës.Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme dhe ftoj qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën ta përdorin mundësinë për tu përcaktuar për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm dhe uroj dhe besoj e punojmë që legjislatura e 10  të konstituoj sa më shpejtë Kuvendin e ardhshëm dhe ta formoj qeverinë e re.

Shpresoj që pjesmarrja të jetë masive sepse pjesmarrja masive reflektohet ne cilësine e zgjedhjes dhe ne legjitimitetin e institucioneve”, tha Kurti

Tutje Kurti tha se shpreson se do të ketë “rezultat të qartë” në këto zgjedhje sepse sipas tij mundësia për koalicion me partitë e tjera ka ikur.

“Unë ka ofruar koalicion në prillin dhe majin e këtij viti dhe ne jemi pikërisht në zgjedhjet e parakohshme pse u refuzua koalicioni andaj do të duhej që të kemi rezultat të qartë kësaj radhe meqenëse shanca për kualicon iku pa fajin tonë”, shtoi Kurti/ PERISKOPI

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti