Vrasje në tentativë në Prishtinë, një person dërgohet për trajtim mjekësor
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur mbrëmjen e 27 dhjetorit 2025 në Sheshin Ibrahim Rugova, Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima mashkull është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një tjetër person mashkull. Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se i dyshuari është aktualisht në arrati dhe po kërkohet nga njësitet policore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit vazhdojnë.
