Kurti falendëron mërgatën: Fal jush fitore historike e Vetëvendosjes

Kandidati për kryeministër nga radhët e VV`së, Albin Kurti ka falendëruar secilin qyetetarë që votuan për subjektin që drejton, raporton Periskopi.
Ai me theks të vecantë është ndalur te mërgata ku ka thënë se fal përkrahjes së tyre fitorja e VV u bo jo madhështore, por historike.
Njoftimi i plotë:
Mirëdita të dashur qytetarë,
Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë. Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj.
Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike.
Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!
