Aktakuzë ndaj 9 personave, përfituan mbi dy milionë euro duke mashtruar shtetas të huaj

Aktakuzë ndaj 9 personave, përfituan mbi dy milionë euro duke mashtruar shtetas të huaj

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj N.S., E.S., D.B., A.J., G.S., M.D., K.S., B.Q dhe V.M për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërsa N.S., akuzohet edhe për “posedim të paautorizuar të armëve”.

Bazuar në njoftimin e Prokurorisë, të pandehurit akuzohen se në bashkëveprim, nga një periudhë e papërcaktuar kohore e deri në shkurt të 2024-ës, kanë mashtruar shtetas të vendeve të ndryshme evropiane, kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, duke përfituar kundërligjshëm mjete financiare në vlerë prej 2,067,271 euro.

Sipas aktakuzës, të pandehurit duke u paraqitur rrejshëm si kompani investimesh, kanë kontaktuar viktimat dhe i kanë bindur të investojnë në platformat ”Option888” dhe “Krack”.

Gjithashtu, sipas njoftimit, pasi kanë përfituar qasje nga viktimat në aplikacionet e tyre, kanë manipuluar të dhënat, duke i paraqitur investimet (fiktive) në rritje.

Hetimet kanë vërtetuar se parat e të dëmtuarve, të transferuara përmes platformës “Krack”, janë ndarë mes të gjithë të pandehurve.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti