Këta janë pesë kandidatët e VV’së që po prijnë me vota

Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 1 mijë e 830 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 71,57%, raporton Periskopi.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këta janë pesë kandidatët më të votuar.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë 248 mijë e 286 vota.
Në vendin e dytë është Glauk Konjufca, më 193 mijë e 347 vota.
Kurse, në vendin e tretë është, Albulena Haxhiu, më 101 mijë e 427 vota.
Në vendin e katër është Hekuran Murati, më 100 mjë e 299 vota
Ndërsa, në vendin e pestë është Donika Gërvalla, më 90 mijë e 440 vota./Periskopi/

