Policia serbe arreston dy shtetas të Shqipërisë në Merdarë, thotë se iu gjetën mbi 30 kilogramë drogë në furgon

Ministria e Punëve të brendshme të Serbisë ka njoftuar se dy të rinj, shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në pikën kufitare në Merdarë.
Të arrestuarve, siç raportohet nga ministria serbe, u janë sekuestruar më shumë se 30 kilogramë substancë e dyshuar kokainë.
Të arrestuarit janë S.L 2002, dhe B.Y 2000. Të dy këta, kanë qenë duke drejtuar një furgon me targa shqiptare, ku edhe raportohet se u janë gjetur pakot me drogë.
