Olluri për rastin në Obiliq: Pasanikët e Vetëvendosjes po i rrahin stupc fëmijët e veteranëve të UÇK’së

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga vëllai dhe djali i vëllait të Halil Thaçit ndaj një 18-vjeçari përgjatë ditës së sotme.
Olluri përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se qenka bërë e lejueshme që pasanikët e Lëvizjes Vetëvendosje të ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Reagimi i tij:
Vellai i Halil Thaçit te Vetevendosje e paska ndjeke me Mercedes G Class deri ne shtepi nje 18 vjeçar. Djalin e nje veterani te UÇK-se. Aty ia paska zene priten. E paske rrehe me stupc bejsbolli.
Çuditerisht krejt dy-tre veta paskan per reaguar per kete rast.
Qenka bere e lejueshme ne Kosove qe pasaniket e Vetevendosjes me i rrehe stupc femijet e veteraneve te UÇK’se, njerezve qe kane luftuar per clirimin e ketij vendi. /Periskopi/
