Gruaja bie nga ura e re e Ibrit, u dërgua në Emergjencë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Mitrovicë, ku një grua ka rënë nga ura e re e Ibrit.
Ajo u dërgua në Qendrën Emergjente të qytetit.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha.
Berisha tha se pacientja është jashtë rrezikut për jetë.
“Po është një pacient i tillë. Nuk ka lëndime serioze. Është jashtë rrezikut për jetë. Është duke u monitoruar në Emergjencë”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
