Antigona Ramosaj diagnostikohet me sëmundjen e rëndë: Po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime

Antigona Ramosaj diagnostikohet me sëmundjen e rëndë: Po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime

Antigona Ramosaj, nëna e dy artistëve të njohur Beatrix dhe Alban Ramosaj, ka ndarë me publikun një lajm të trishtë.

Ajo ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer dhe se ka përfunduar seancën e parë të kimioterapisë.

Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ka folur hapur për betejën e saj me sëmundjen.
“Miqtë e mi, këto ditë po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime, luftën me kancerin. Sot sapo kam përfunduar kimioterapinë e parë dhe ndihem shumë e lodhur, por zemra ime është plot”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antigone Ramosaj (@antigoneramosaj)

Antigona është shprehur mirënjohëse për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke përcjellë njëkohësisht edhe një mesazh të rëndësishëm ndërgjegjësues për gratë.
“Antigona Ramosaj diagnostikohet me sëmundjen e rëndë: Po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Doja t’ju them sa shumë ju dua dhe sa mirënjohëse jam për secilin prej jush. Për fjalët e bukura, lutjet, mesazhet dhe dashurinë që ma keni dhënë çdo ditë. E vetmja arsye pse po shkruaj publikisht është për të inkurajuar vajzat dhe gratë që të mos i lënë pas dore kontrollet mjekësore, as për shqetësimet më të vogla”, ka theksuar ajo./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti