Krah Daskanit dhe Kreshnikut, Dafina publikon fotografinë simpatike

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka prekur ndjekësit me një fotografi të ëmbël familjare, ku shfaqet krah bashkëshortit të saj, Kreshnikut, dhe djalit të tyre, Daskanit.
Në pamjen e realizuar nga brenda shtëpisë, familja shihet duke shijuar një moment të qetë, teksa vogëlushi Daskan vështron jashtë dritares, i rrethuar nga përqafimi i prindërve, raporton Indeksonline, transmeton Periskopi.
Çifti mirëpriti ardhjen në jetë të Daskanit në korrik të vitit të kaluar./Periskopi
Më poshtë fotografia simpatike

