SC Gjilani zyrtarizon transferimin e ri: Sulmuesi Udoyen Akpan i bashkohet skuadrës

Klubi i Superligës, SC Gjilani, ka zyrtarizuar afrimin e Udoyen Akpan, sulmuesi 26-vjeçar që vjen nga Drenica.
Akpan ka një përvojë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur më parë në disa kampionate evropiane. Me origjinë nga Liverpooli, ai ka qenë pjesë e klubeve në Angli, si dhe ka kaluar përvoja profesionale në Qipro, Uells, Maltë dhe Itali, duke krijuar një profil të kompletuar futbollistik.
Ky transferim shihet si një forcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të Gjilanit, teksa klubi synon të rrisë konkurrencën dhe cilësinë në vazhdim të sezonit, duke synuar rezultate më të mira në Superligë./Periskopi
Njoftimi i plotë:
