Rasti BKS: Gjykata Themelore në Prizren dërgon në mbajtje 39 të dyshuar

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se pas përfundimit të seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 39 të pandehurve, të njëjtit janë kthyer në qendrat e tyre të ndalimit, në pritje të vendimit përfundimtar lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Sipas njoftimit të gjykatës, seanca dëgjimore është mbajtur brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga momenti i arrestimit, konform nenit 162 të Kodit të Procedurës Penale.
Gjykatësi i procedurës paraprake ka konstatuar në procesverbal se, deri në nxjerrjen e aktvendimit, të pandehurit mund të mbahen nën ndalim.
Gjykata ka bërë të ditur se më 09.01.2026, pas përpilimit të vendimit të plotë në formë të shkruar, publiku dhe mediat do të njoftohen zyrtarisht për vendimin e marrë, ndërsa palët në procedurë do ta pranojnë vendimin përmes dorëzimit fizik dhe adresave elektronike.

