“Sllovakia favorit, por synojmë suksesin historik”, Vedat Muriqi flet për gjysmëfinalen e play-offit

Sulmuesi Vedat Muriqi e sheh Sllovakinë si favorite për gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës, mirëpo premton se Kosova do të jep gjithçka për të avancuar tutje.
Muriqi ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin sllovak “Dennik Sport”, ku foli për përshtypjet e para të ndeshjes Sllovaki – Kosovë.
Ylli i Mallorcas publikisht pranoi se Sllovakia është favoriti kryesor, por beson se kjo do t’i konvenojë Kosovës meqenëse ata do të jenë nën presion.
“Sa i përket tifozëve sllovakë, mendoj se është logjike. Një pjesë e tyre janë të kënaqur sepse na shohin si kombëtare pa përvojë që kanë qenë në skenë për nëntë ose 10 vite”.
“Në anën tjetër, ata që na kanë parë së paku një herë dhe e dinë se çfarë të presin. Nuk do të thosha se ky grup është i frikësuar prej nesh, por definitivisht e respekton kualitetin e lojtarëve tanë”.
“Unë e shoh kështu, pavarësisht kundërshtarit, Kosova gjithmonë do të jetë jo-favorite. Favoriti është kundërshtari ynë. I pashë që sllovakët nuk janë të fortë vetëm taktikisht, por psiqikisht”.
“Pas shortit shikova disa ndeshje të Sllovakisë dhe mund të themi në pikëpamjen taktike, janë shumë të organizuar. Do të jetë ndeshje e mirë, por e përsëris Sllovakia është favorite”.
“Luajnë në shtëpi para tifozëve dhe pas shumë viteve duan të kthehen në turne. Jam i sigurt se kombëtarja juaj do të bëjë gjithçka për të shkuar në finale. Kjo na përshtatet, sepse Sllovakia do të jetë nën presion”.
Ai gjithashtu foli edhe për vështirësitë që kaloi Kosova për të mbërritur në këtë pikë, kurse shtoi se do të bëjnë gjithçka për t’u kualifikuar në Botërorin 2026.
“Për të qenë i sinqertë në vitet e para nuk ka qenë mirë për ne. Në kualifikuesen e parë po humbnim gjithë sepse nuk kishim një organizim të mirë të lojës”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
“Ishte shumë e vështirë sepse po pranonim nga katër-pesë gola për lojë. Pastaj gjërat ndryshuan dhe shumë lëvdata për Federatën tonë, të cilët bënë gjithçka për ta ndihmuar kombëtaren të rritet. Pika ku kemi arritur nuk është rastësi”.
“Jo vetëm që kemi kushte të mira të stërvitjes në shtëpi, pra në Kosovë, por edhe në ndeshje si mysafir. Jam shumë i kënaqur si kemi ardhur, por nuk mund të themi se kemi arritur suksesin”.
“Nëse i fitojmë këto dy ndeshje, do të jetë sukses historik për shtetin tonë. Prandaj, do të bëjmë çmos për të dhënë më të mirën”.Kujtojmë, gjysmëfinalja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 26 mars 2026./Periskopi
