Mbledhja e KQZ – PDK kërkon 100 % rinumërim të votave, VV 914 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar mbledhjen, në të cilën pritet të merret një vendim lidhur me procesin zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Në këtë mbledhje është duke u diskutuar për vendvotimet dhe rinumërimi, raporton Periskopi.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kërkuar të bëhet rinumërimi në gjithsejtë 914 vendvotime.
Kurse, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar të bëhet numërimi në të gjithë vendin 100 për qind./Periskopi
