Muzikanti amerikan i nominuar për ‘Grammy’, John Forte u gjet i vdekur në shtëpinë e tij

Muzikanti amerikan i nominuar për çmimin ‘Grammy’, John Forte, i njohur për bashkëpunimin e tij me grupin “Fugees” dhe “Refugee Camp All-Stars”, vdiq në moshën 50 vjeçare.
Pasditen e së hënës, më 11 janar, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Chilmark, Massachusetts.
Shefi i Policisë së Chilmarkut, Sean Slavin, tha në një deklaratë se nuk kishte shenja dhune dhe “asnjë shkak të dukshëm vdekjeje”.
Rasti i është dërguar zyrës së mjekut ligjor të shtetit, i cili do të kryejë një hetim.I lindur në New York, Forte ishte një fëmijë i mrekullueshëm në muzikë, i cili u bë i njohur për publikun në fillim të viteve 20 si bashkëpunëtor në albumin fitues të çmimit ‘Grammy’ të Fugees, “The Score”, dhe albumin e nominuar për çmimin Grammy të Wyclef Jean, “The Carnival”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Si multi-instrumentist dhe reper, ai publikoi edhe albume solo si “Poly Sci” dhe “I John”, në të cilat bashkëpunuan muzikantë të famshëm, përfshirë Carly Simon.
Në vitin 2000, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Newark-ut me akuzën e posedimit të kokainës dhe trafikimit të drogës.
I njëjti la pas gruan e tij, fotografen Lara Fuller dhe dy fëmijë./Periskopi/
