IKShPK tregon gjendjen e ujit pas vërshimeve

IKShPK ka dal me një njoftim të ri në lidhje me gjendjen e ujit në rajonet e Kosovës, ku pati vërshime pas reshjeve të shiut.
Njoftimi i plotë:
Situata me ujin e pijshëm – 14 janar 2026
Rajoni i Prishtinës
Fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Batllavë: cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara.
Fabrika për trajtimin e ujit në Badoc si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije.
Drenas/Bivolak fabrika aktualisht punon me kapacitet të zvogëluar, megjithatë cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara për konsum.
Lipjan dhe Kuzmin cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për pije.
Vragoli dhe Miradi e Poshtme uji nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Mitrovicës
Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, si dhe komunat veriore: cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.
Rajoni i Ferizajt
Ferizaj dhe Shtërpcë cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.
Han i Elezit uji të përdoret vetëm për nevoja teknike.
Rajoni i Gjilanit
Gjilan: cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për konsum.
Viti: për shkak të turbullirës së rritur, uji të përdoret vetëm për nevoja teknike.
Rajoni i Pejës
Pejë cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.
Deçan uji nga ujësjellësi i Deçanit, Strellc/Deçan dhe Drenoc/Deçan të përdoret vetëm si ujë teknik.
Junik cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm
Lagjja Agim Ramadani, uji të përdoret vetëm si ujë teknik.
Istog uji nga ujësjellësi i Istogut, Vrellë/Istog dhe Mbivada/Istog duhet të përdoret vetëm si ujë teknik.
Klinë uji nga rrjeti i puseve dhe nga burimi i Jarinës të përdoret vetëm si ujë teknik.
Rajoni i Gjakovës
Furnizimi me ujë nga rrjeti i KRU Gjakova është i sigurt për konsum.
Në lokalitetet Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë janë evidentuar vlera të rritura të turbullirës uji nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Prizrenit
Burimi i ujit nga “40 Bunarët” në qytetin e Prizrenit është brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.
Suharekë dhe Dragash cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për pije.
Malishevë uji të përdoret vetëm për nevoja teknike.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës do të vazhdojë të përcjellë situatën, në bashkëpunim të vazhdueshëm me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, me qëllim të vlerësimit të vazhdueshëm të parametrave të cilësisë së ujit dhe dhënies së rekomandimeve përkatëse.
Qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje, dhe përsërisim thirrjen që të vazhdohet respektimi i rekomandimeve të dhëna, deri në stabilizimin e plotë të parametrave të ujit.
