“Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit.
Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili ka publikuar faturën e fundit të xhamisë e cila ka ardhur rreth 700 euro.
Imam Sejdiu ka hedhur dyshime për keqpërdorim para fryrje të faturave.
“Wow! Me qindra ndërprerje gjatë muajit, e dobët dhe jo stabile, megjithatë rryma në Xhaminë “KOHA” vjen me kosto të madhe – 677.54 €. ! Dikush për këtë keqpërdorim dhe fryrje të çmimit, një ditë ka me dhënë llogari para të Madhit Zot!”, ka shkruar ai.
