Ish-shefi i NATO-s: Nuk mund të premtoj se SHBA do të qëndrojë në NATO

Ish-shefi i NATO-s: Nuk mund të premtoj se SHBA do të qëndrojë në NATO

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024, ka folur në një intervistë për tensionin e fundit midis Donald Trump dhe Evropës.

“Nuk mund të premtoj se SHBA-të do të qëndrojnë në NATO. Askush nuk mundet”, tha Stoltenberg, i cili aktualisht shërben si ministër i financave i Norvegjisë, për revistën gjermane Der Spiegel.

Ai tha se vendet evropiane “duhet të bëjnë gjithçka që munden për të zvogëluar rrezikun e largimit të SHBA-së”.

Megjithatë, Stoltenberg shtoi se mbështet qasjen aktuale të Evropës për të kundërshtuar Trumpin në aspiratat e tij për të blerë Groenlandën nga Danimarka.

Lidhur me këtë, ai tha se “gjëja më e rëndësishme tani është të parandalohen masa të mëtejshme” nga SHBA-të.

Ndryshe, Trump tha se Grenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe konfirmoi se diskutimet me NATO-n janë duke vazhduar në lidhje me territorin. /Telegrafi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti