Janina Ymeri pyet KEK-un: Çka po ndodhë? Të gjitha blloqet e TCA kanë zero gjenerim

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka parashtruar pyetje për Korporatën Energjetike të Kosovës, lidhur me raportimet se të gjitha blloqet e termocentralit Kosova A kanë dalë jashtë funksionit.
“Pyetje për Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a. Çfarë po ndodh në Termocentralin A?!”, ka pyetur deputetja përmes llogarisë së saj në Facebook.
Ajo shton se sipas ‘Entsoe’ të gjitha blloqet e termocentralit A kanë zero gjenerim.
Tutje, ajo theksoi se sa më parë duhet informim për gjendjen teknike ose ndryshime në raportim.
