Avokatja e Rexhep Selimit: Historia nuk mund të shkruhet në sallën e gjyqit

Avokatja e Rexhep Selimit: Historia nuk mund të shkruhet në sallën e gjyqit

Pas një takimi tre-orësh me Rexhep Selimin në Dhomat e Paraburgimit në Hagë, avokatja Rudina Jasini ka ndarë mendimin e saj për një nga proceset më të ndjekura gjyqësore në historinë e Kosovës.

“Kam reflektuar shumë për atë që ka ndodhur në këto 5 vite e ca proces gjyqësor. Me qindra orë konsultime e me mijëra faqe dokumentash të shfletuara dhe prova të analizuara”, shkruan Jasini.

Ajo njofton se nesër të katër liderat e UÇK-së do të mbajnë fjalën e tyre të fundit në sallën e gjykimit, ku vendimi pritet të jepet në muajt e ardhshëm.

“Ky proces gjyqësor është kthyer në një teatrin e absurditetit, ku prokuroria ka tentuar të rishkruajë historinë e UÇK-së dhe luftën për pavarësi përmes akuzave të shtrembëruara”, thekson avokatja e Rexhep Selimit.

Por ajo shton se historia nuk mund të shkruhet as në atë sallë gjyqi dhe as në sallonet e Brukselit dhe Uashingtonit.

“Ajo është shkruar me sakrificën e qytetarëve të Kosovës, me gjakun e luftëtarëve të lirisë dhe me jetën e dëshmorëve. Liria ka emër!” shton Jasini.

Ajo thekson se ka qenë një nder dhe privilegj të përfaqësonte një nga të akuzuarit dhe shprehet e bindur se drejtësia do të triumfojë. /Telegrafi//Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti