Liria Ka Emër: Mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë”

“Liria Ka Emër” ka njoftuar se mbi 130 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në njoftimin e tyre theksohet se “sipas vlerësimeve të ekspertëve dhe të dhënave nga terreni, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë sot në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre, duke e bërë atë marshimin më të madh në historinë e Kosovës së lirë”.
“Sheshi dhe rrugët kryesore të Prishtinës ishin të stërmbushura me qytetarë nga të gjitha komunat e vendit, nga rajoni, diaspora dhe përtej oqeanit. Prania masive, organizimi qytetar dhe mesazhi i qartë e shndërruan këtë marsh në një moment historik të solidaritetit dhe qëndresës qytetare”, vijon njoftimi./Periskopi/
Marshi “Drejtësi jo politikë”, Ahmeti: Lufta jonë ka qenë e pastër si loti
