‘A keni ftyrë?!’, Syla për zhvlerësimin e familjes Jashari

‘A keni ftyrë?!’, Syla për zhvlerësimin e familjes Jashari

Gazetari e komentatori politik Valon Syla spekulimet për presidentin e ardhshëm të vendit i pa si një farsë e manovër e radhës nga pushteti për të diktuar narrativin dhe diskursin.

“A u kry, Bac? A i shpallët Jasharët presidentë? Sa popull entuziast janë kosovarët. E për ata që s’e dinë – entuziazmi është shenjë e amatorizmit, se profesionisti nuk ka fort entuziazëm, por me krye të ftohtë e mbyll punën. Të gjithë i dhanë zor dhe e shpallën president dikë, që hala s’po e dinë cili bash nga familja Jashari. Një rregull i pashkruar në politikë thotë se ai që emërohet para kohe për poste publike, zakonisht nuk zgjidhet. Dhe ky entuziazëm dhe falsitet i politikës kosovare lehtë mund të përfundojë pa u zgjedhur asnjëri prej Jasharëve”, ka shkruar Syla, përcjell Gazeta Metro.

Fakti që ende ka hamendësime e spekulime kur janë vetëm 7 ditë nga edhe një krizë institucionale dhe që dikush nga familja Jashari vetëm përflitet e s’ka trajtim serioz është indikator i një loje cinike politike shkruan Syla./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti