16 ekipet e mbetura në Ligën e Konferencës – shorti dhe çdo gjë që duhet të dini

Shorti për raundin e 16-tave, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet të Ligës së Konferencës do të hidhet të premten, më 27 shkurt, në Nyon.
Në garë janë 16 ekipe: 8 prej tyre kualifikuan direkt nga faza e grupeve, ndërsa 8 të tjera arritën aty përmes fazës play-off.
Eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të UEFA dhe aplikacionin zyrtar të Ligës së Konferencës.
Përveç përcaktimit të çiftëve të raundit të 16-tave, shorti do të përcaktojë edhe çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, duke treguar rrugën për në finalen që do të luhet më 27 maj në Leipzig, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Ekipet që u kualifikuan direkt për raundin e 16-tave
Pas fazës së grupeve, këto 8 skuadra sigurojnë automatikisht biletën për 1/8
Strasbourg
Rakow Czestochowa
AEK Athens
Sparta Prague
Rayo Vallecano
Shakhtar Donetsk
FSV Mainz
AEK Larnaca
Skuadrat që arritën përmes play-off-it
Përveç tyre, këto ekipe siguruan vendin në 1/8 pas ndeshjeve eliminatore
Fiorentina
Crystal Palace
Celje
Rijeka
Samsunspor
AZ Alkmaar
Sigma Olomouc
Lech Poznan
Orari i ndeshjeve
Ndeshjet e raundit të 16-tave: 12 mars (takimi i parë) dhe 19 mars (takimi i kthimit), ora 19:45 ose 22:00
Çerekfinalet: 9 prill dhe 16 prill
Gjysmëfinalet: 30 prill dhe 7 maj
Finalja: 27 maj, Leipzig/Periskopi
