Nurellari: Mania e ndërtimit, sjellja e tufës dhe iluzioni kolektiv të një “boom-i turistik”

Analisti, Ardi Nurellari, ka thënë se mania e ndërtimit dhe narrativa e një “bom-i turistik”, po krijon një iluzion kolektiv për fitime të lehta nga qiradhënia afatshkurtë.
Nurellari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se në detaje se sa kushton një apartamente me qira afatshkurtër në Tiranë.
“Për të kuptuar maninë e ndërtimit, sjelljen e tufës dhe iluzionin kolektiv të një “boom-i turistik” që ushqehet çdo ditë nga qeveria dhe mediat kombëtare në pronësi ndërtuesish apo koncesionarësh, mjafton një ushtrim i thjeshtë: hap faqen e Booking-ut dhe shiko sa apartamente për qira afatshkurtër janë në Tiranë për një datë specifike. Në këtë rast, unë e kam bërë për një çift për 1 majin. Rezultati del se janë rreth 1,376 apartamente vetëm në Tiranë, ku jetojnë rreth”.
“Pastaj i krahasova me kryeqytete të tjera europiane, me popullsi shumë më të madhe, ku del se Athina, me rreth 3.8 milion banorë, kishte rreth 2,422 apartamente. Roma, me mbi 4.3 milion banorë, 1,732; Vjena, me mbi 2 milion banorë, vetëm 679; Sofja, me mbi 1.2 milion, 600. Ose thënë ndryshe, për 1,000 banorë Tirana ka 2.30 apartamente; Prishtina 1.91; Athina 0.64; Sofja 0.49; Roma 0.40 dhe Vjena 0.34.
Sipas tij, sigurisht, kjo nuk mjafton, sepse për të pasur një panoramë të plotë duhen parë edhe norma mesatare e zënies (occupancy rate), çmimi mesatar për natë, struktura e kërkesës dhe sa atraktiv është vetë qyteti. Por oferta është një nga indikatorët themelorë të çdo tregu në çdo sektor. Tirana dhe Prishtina sot kanë një denduri apartamentesh për qira turistike që rezulton proporcionalisht shumë herë më e lartë se në kryeqytete shumë më të mëdha, me turizëm global të konsoliduar.
“Kjo nuk do të thotë se turizmi nuk po rritet fare, por do të thotë se rritja e pritshmërive kolektive për fitime të lehta duke tundur zinxhirin e çelësave është thellësisht e ekzagjeruar. Është krijuar një iluzion infektiv se mjafton të ndërtosh, të mobilosh bukur, të hapësh një llogari në booking.com apo airbnb.com dhe paraja do të rrjedhë vetë. Është një formë moderne e etheve të arit, jo me lopata e sita në lumenj, por me tulla e beton në çdo cep të qytetit.Por ekonomia nuk funksionon me ëndrra të sinkronizuara dhe, kur të gjithë investojnë në të njëjtën gjë, në të njëjtin qytet, me të njëjtën narrativë televizive që premton ‘boom turisti’”, ka shkruar ai./Periskopi
