Netanyahu u bën thirrje iranianëve të dalin masivisht në rrugë për të rrëzuar regjimin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar popullit iranian, duke thënë se sulmet do t’i ndihmojnë ata “të çlirohen nga tirania”.
Ai thotë se ata kanë “shansin e gjeneratës” për të rrëzuar regjimin iranian, raporton BBC.
“Dilni masivisht në rrugë” dhe “kryejeni punën”, tha ai.
“Është koha e fundit që ju të bëheni bashkë” dhe “të bashkoheni për një mision historik”.
Netanyahu foli edhe për sulmin ndaj rezidencës së liderit suprem të Iranit në Tehran, Ayatollah Ali Khamenei.
Madje, ai tha se “ka shenja në rritje se ky diktator” “nuk është më”.
Kryeministri izraelit e përfundoi adresimin e tij duke iu bërë thirrje qytetarëve të Izraelit të dëgjojnë këshillat e sigurisë nga Komanda e Frontit pasi la të kuptohet se operacioni kundër Iranit do të vazhdojë “për aq sa të jetë e nevojshme”./Periskopi
