Khamenei u përcoll për muaj me radhë nga CIA, CNN jep detaje ‘të çmendura’ nga inteligjenca amerikane

Për muaj të tërë, agjencitë e inteligjencës izraelite dhe amerikane, përfshirë CIA-n, e kishin vëzhguar fshehurazi Ajatollah Ali Khamenein e Iranit pikërisht për momentin e duhur.
Ata po monitoronin për sjelljet e tij të përditshme – ku jetonte, me kë takohej, si komunikonte dhe ku mund të tërhiqej nën kërcënimin e sulmit, i thanë CNN pesë persona të njohur me çështjen. Ata po mbanin nën vëzhgim edhe udhëheqësit e lartë politikë dhe ushtarakë të Iranit, të cilët rrallë mblidheshin në të njëjtin vend me ajatollahun, udhëheqësin suprem të vendit për gati katër dekada
Gjatë ditëve të fundit, ata gjetën mundësinë e tyre. Zyrtarët e lartë iranianë, përfshirë këtu edhe Khamenein, planifikuan të takoheshin të shtunën në mëngjes në vende të ndara në një kompleks në Teheran që është shtëpia e zyrave të ajatollahut, presidencës iraniane dhe aparatit të sigurisë kombëtare.
Udhëheqësi suprem tepër i kujdesshëm ndihej më pak i prekshëm gjatë orëve të ditës, bëri të ditur një burim izraelit për mediumin amerikan. Kjo, sipas tij, e bëri më pak vigjilent.
Kjo ishte një mundësi që disa zyrtarë izraelitë dhe amerikanë e konsideronin shumë të mirë.
Planet e sulmit për sulm në errësirë u përshtatën me një sulm gjatë ditës, thanë tre prej personave. Në një shënim drejtuar pilotëve të forcave ajrore izraelite, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, përcaktoi rreziqet
“Të shtunën në agim, fillon Operacioni Luani që Rënkon”, shkroi ai. “Ju keni leje të godisni objektivat tuaja. Po bëjmë histori. Ju besoj. Fat të mbarë të gjithëve”.
Në mes të ditës, rreth orës 6 të mëngjesit në Izrael, aeroplanët luftarakë izraelitë qëlluan në kompleks në breshërinë e parë të një vale sulmesh shumë të koordinuara nga SHBA-ja dhe Izraeli. Ato ishin të pajisura me municione shumë të sakta dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, thanë burimet. Të tre vendet me udhëheqës të ndryshëm në kompleks u goditën njëkohësisht. Orë më vonë, Trump njoftoi se Khamenei kishte vdekur.
