Tash që dihet se nuk do ketë kandidat nga familja Jashari, Hamza thotë se 22 votat e PDK-së do ishin për të

Tash që dihet se nuk do ketë kandidat nga familja Jashari, Hamza thotë se 22 votat e PDK-së do ishin për të

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se në rast se do të ishte dikush nga familja Jashari, kandidat për president, atëherë 22 votat e PDK-së do të ishin për të.

“Janë rast i veçantë në histori, është vlerë tjetër në krahasim me gjithçka. Po që se do vinte një kandidat i familjes Jashari, unë jam i sigurtë 22 vota të PDK-së do të kishin me qenë për atë kandidat”, tha Hamza në Pressing.

“Ne kemi dëgju deklaratat e anëtarëve të kësaj familje dhe për mua çdo vendim që e merr kjo familje është i respektuar”, tha ai.

Video:

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti