Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Policia e Kosovës, ka bërë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, për identifikimin dhe gjetjen e një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’kanosje’’ dhe ‘’sulm’’.

Në komunikatën për media, policia njofton edhe se rasti ka ndodhur në Gjakovë, në një qendër tregtare, përcjell Express.

‘’Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes’’, thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë.

Komunikata e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë

Gjakovë, 03 mars 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë – Sektori i Hetimeve, me autorizim nga Prokurori i Shtetit, dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar.

Personi i dyshuar dyshohet se më datë 12.10.2025, në një qendër tregtare në Gjakovë ka kryer veprat penale

“Kanosje” dhe “Sulm” , pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.

Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

 numrit emergjent 192,

 stacionit policor më të afërt,

 ose përmes e-mailit zyrtar: info@kosovopolice.com.

Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti