I biri i Khamaneit zëvendëson të atin në postin e liderit suprem, thonë mediat iraniane

I biri i Khamaneit zëvendëson të atin në postin e liderit suprem, thonë mediat iraniane

Mojtaba Khamenei, i biri i Ayatollah Ali Khameneit, po raportohet se është zgjedhur si lider suprem i Iranit.

Emërimi i tij vjen pas vdekjes së Ali Khameneit në një sulm nga ShBA-ja dhe Izraeli në Iran.

Televizioni shtetëror iranian dhe Agjencia e Republikës Islamike konfirmuan vdekjen e Ali Khameneit. Ky zhvillim ka ngritur shqetësime për stabilitetin politik në Iran. Lideri suprem ka mbajtur autoritetin final mbi politikat shtetërore, për forcat e armatosura dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare. Vdekja e tij ka krijuar një pasiguri për pasuesin e tij, për qeverisjen dhe për drejtimin e ardhshëm të Republikës Islamike, raporton “Economic Times”.

Gjatë mbulimit LIVE të luftës ShBA-Iran, burimet i thanë medias opozitare iraniane “Iran International” se Asambleja e Ekspertëve ka emëruar Mojtaba Khamenein nën presionin e Gardës Revolucionare. Asambleja e Ekspertëve përbëhet nga një organ prej 88-anëtarësh përgjegjës për emërimin e liderit suprem, sipas kushtetutës së Iranit.

Presidenti Donald Trump pati thënë se vdekja e Ali Khameneit u ka dhënë iranianëve “mundësinë e tyre më të madhe” për ta rimarrë vendin e tyre./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti