Grenell i quan lajm të mirë zgjedhjet e reja: Zoti po na përgatit për rikthimin e Hashim Thaçit

I Dërguari Special Presidencial për Misione të Veçanta të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, i ka quajtur lajm të mirë zgjedhjet e reja në Kosovë pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri.
Ai këtë e lidhi edhe me rikthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për Kryeministër”, ka shkruar ai në X.
Excellent news.
God is preparing all of us for the return of @HashimThaciRKS!
Thaci for Prime Minister. 🇽🇰 https://t.co/Hwi5M3ubeQ
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 7, 2026
Grenell ka shërbyer edhe si i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi gjatë viteve 2019-2021.
Presidentja Vjosa Osmani dje nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit pasi dështoi zgjedhja e presidentit sipas afatit kushtetues.
Këtë dekret e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Lëvizja Vetëvendosje, e cila e konsideroi antikushtetues./Periskopi/
