Prattipati i shkon në zyre Osmanit, detaje se çka diskutuan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipatin.
Në takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u trajtuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjatë takimit u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme”, thuhej në njoftimin e presidencës.
“Presidentja theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, duke ritheksuar se kjo aleancë mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës”, thuhej më tej.
