Behrami: Kurti legjitimoi strukturat paralele të Serbisë në Kosovë

Behrami: Kurti legjitimoi strukturat paralele të Serbisë në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e zhvendos zyrën e strukturave paralele të Serbisë nga Nishi në Veri të Mitrovicës.

Behrami ka thënë se Kurti pas “negociatave sekrete” sot ka marrë vendim të legalizojë edhe dokumentet e strukturat paralele të Serbisë.

“Nga moskundërshtimi kemi kaluar te pranimi, legjitimimi dhe legalizimi i plotë i tyre”, ka shkruar Behrami.

Postimi i plotë:

Albin Kurti po e zhvendos zyrën e strukturave paralele të Serbise nga Nishi në veri të Mitrovicës

Njëherë Bashkimi Evropian i pranoi dokumentet e strukturave paralele.

Atëherë Albini nuk i kontestoi.

Pas negociatave sekrete, sot i legalizoi dokumentet dhe strukturat paralele dhe kriminale të Serbisë në Kosovë.

Nga moskundërshtimi kemi kaluar te pranimi, legjitimimi dhe legalizimi i plotë i tyre.

Hapi i radhës do të jetë që selia që lëshon dokumentet e strukturave paralele të Serbisë mos të jetë më Nishi, por veriu i Kosovës.

Sepse, këtë e ka pranuar edhe në Bruksel, edhe në Ohër, edhe sot në Prishtinë!/Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti