Kundërshtarët e mundshëm të Dritës nëse kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Kundërshtarët e mundshëm të Dritës nëse kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Drita është skuadra e vetme kosovare që do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës në rrethin e parë do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Differdange 03.

E në rast se kalon në rrethin e dytë Drita tanimë ka mësuar edhe katër kundërshtarët  e mundshëm.
Gjilanasit ndodhen në Grupin 2 dhe UEFA tanimë ka publikuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Nëse Drita eliminon Differdangen, atëherë do të përballet me një nga skuadrat si Copenhagen e Danimarkës, Ferencvaros i Hungarisë, Lech Poznan i Polonisë apo fituesin e duelit Ludogorets – Dinamo-Minsk.

Shorti do të hedhet në ora 12:00 në selinë e UEFA-s në Nyon. /Periskopi

Seeded
FC Copenhagen (DEN)
Ferencvarosi TC (HUN)
Fituesi i Duelit: PFC Ludogorets 1945 (BUL) vs FC Dinamo-Minsk (BLR)
KKS Lech Poznan (POL)

Unseeded
HNK Rijeka (CRO)
Fituesi i Duelit: FC Drita (KOS) vs FC Differdange 03 (LUX)
Fituesi i Duelit: KF Egnatia (ALB) vs Breiðablik (ISL)
Fituesi i Duelit: FC Noah (ARM) vs FK Buducnost Podgorica (MNE)

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti