Revista spanjolle shkruan për Lamine Yamal dhe gruan 12 vite më të vjetër se ai, me të cilën u pa në pushime bashkë

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, dhe një asistente fluturimi 12 vite më e madhe se ai thuhet se “nuk duan t’i vënë emër marrëdhënies së tyre të ngushtë” pasi u panë me pushime së bashku në Itali.
U publikuan foto të Yamal, 17 vjeç, me pushime me asistenten spanjolle dhe influenceren Fati Vazquez, e cila është 29 vjeç.
Revista spanjolle Lecturas publikoi imazhe të dyshes në një ski ujor së bashku në ishullin Pantelleria në jug të Siçilisë.
Lecturas shkroi se dyshja “nuk dëshiron t’i vë emër miqësisë së tyre”, por tha se “shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin”.
“Afërsia e tyre është e tillë që nuk hezituan të shkonin me pushime. Ata donin të largoheshin nga gjithçka dhe të festonin shumë suksese të sezonit”.