Qendra për Ankesat për Krimet Kibernetike e FBI-së (IC3) ka konfirmuar se termi “shumë e papaguar” është i zakonshëm në raportimet që ka marrë kohët e fundit, çka tregon për një rrjet mashtruesish të mirëorganizuar që vepron në disa shtete amerikane, përfshirë Nju Jorkun, Kaliforninë, Floridën, Teksasin dhe Xhorxhian.
Komisioni i Automjeteve Motorike në Nju Xhersi ka reaguar gjithashtu, duke kujtuar qytetarët se nuk dërgon kurrë SMS apo email për gjoba apo shërbime të tjera të lidhura me automjetet. Komunikimet zyrtare kufizohen vetëm në përkujtesa për takime.
Autoritetet rekomandojnë që publiku të mos hapë asnjë lidhje nga mesazhe të pakërkuara dhe të fshijë menjëherë çdo komunikim të dyshimtë që:
Kërkon pagesa urgjente apo gjoba,
Pretendon të vijë nga institucione shtetërore,
Përmban linke të dyshimta që imitojnë faqet qeveritare,
Përdor tone kërcënuese apo urgjencë të rreme.