Aurela Gaçe tregon se cili moment ishte më emocionuesi për të në “AG Show” (VIDEO)

Këngëtarja Aurela Gaçe ka folur për projektin e saj, “AG Show”.
Në Prive Klan Kosova, ajo është shprehur se këtë ide e pati moti, duke thënë se deshi publikut t’ia japë të gjitha energjinë, mendimet dhe besimet që ajo i ka.
Ndërsa prej momenteve më të mira gjatë kësaj, ajo deklaroi se i pati kur në skenë doli vajza e Dr. Florit për të kënduar me të.
Artisja pati të ftuar një numër të madh të kolegëve të saj me të cilët ndezën skenën në spektakël.