Trump paralajmëron Iranin: Çdo hakmarrje do të përballet me forcë shumë më të madhe

Trump paralajmëron Iranin: Çdo hakmarrje do të përballet me forcë shumë më të madhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin kundër çdo veprimi hakmarrës pas sulmeve ajrore amerikane ndaj tri centraleve bërthamore në territorin iranian.

“Çdo hajmarrje nga Irani ndaj ShBA-së do të përballet me forcë shumë më të madhe se ajo që u pa sonte”, shkroi Trump në Truth Social.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak orë pasi avionët amerikanë bombarduan tre nga objektet më të rëndësishme të programit bërthamor të Iranit: Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Zyrtarë amerikanë thanë për mediat se sulmet kishin për qëllim “zbutjen e kërcënimit që përbën programi bërthamor iranian” dhe nuk synonin “ndryshimin e regjimit”./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti