Tare nis “spastrimin” te Milani, 9 lojtarë drejt largimit

Tare nis “spastrimin” te Milani, 9 lojtarë drejt largimit

Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, me synimin për t’i dhënë ekipit një identitet të ri konkurrues. Sipas mediave italiane, Tare në bashkëpunim me trajnerin Massimiliano Allegri, ka hartuar tashmë një listë me emrat e futbollistëve që pritet të largohen gjatë merkatos së verës.

Në listën e të larguarve përmenden plot 9 emra, mes tyre edhe mesfushori algjerian Ismaël Bennacer dhe sulmuesi Noah Okafor, të cilët nuk janë më pjesë e planeve teknike për sezonin e ri.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e një reformimi të thellë në radhët e skuadrës kuqezi, që synon të rikthehet në krye të futbollit italian dhe të bëhet më konkurruese në arenën evropiane.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Milanit po punojnë intensivisht për afrime cilësore, ku një nga emrat kryesorë që përmendet është ai i mesfushorit të përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka. Lojtari i Bayer Leverkusen shihet si përforcim strategjik në mesfushë dhe negociatat mes palëve janë në vijim./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti