Performanca e saj e re vjen si një kthim i qetë por domethënës në art, larg kamerave të filmit, duke sfiduar vetveten në një produksion që përfshin edhe dialog në spanjisht – një gjuhë që aktorja nuk e zotëron rrjedhshëm.
Me një kast që përfshin emra të mirënjohur të skenës dhe regji nga Katina Medina Mora, shfaqja do të trajtojë temat e nxehta rreth tokës, shkatërrimit dhe përkatësisë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Në një postim të shkurtë në Instagram, Heard konfirmoi përfshirjen e saj në projekt, duke ndarë një selfie me autorin e veprës dhe duke shkruar: “Në epokën time të teatrit x”.
Roli i saj në teatër vjen pas pjesëmarrjes në filmin “In the Fire” dhe “Aquaman and the Lost Kingdom” në vitin 2023, ndërsa për herë të fundit ishte aktive në Hollywood përpara zhvendosjes në Spanjë dhe fokusimit në jetën personale.
Ky rikthim në një format më intim e tërheqës siç është teatri duket si një kapitull i ri për Heard – më i qetë, por plot kuptim./Periskopi