Olta Gixhari shkëlqen në jaht me pamje verore magjepsëse

Olta Gixhari shkëlqen në jaht me pamje verore magjepsëse

Olta Gixhari i ka dhënë mirëseardhjen stinës së verës me disa fotografi të nxehta nga bregdeti, të publikuara së fundmi në Instagram.

Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania u shfaq mahnitëse në një jaht, duke treguar linjat e saj perfekte me dy dukje të ndryshme verore.

Në njërën prej pamjeve, Olta shihet e veshur me një set të bardhë minimal, ndërsa mban një kapele kashte dhe pozohet nën diellin mesdhetar, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Ndërsa në një tjetër fotografi, ajo shfaqet me bikini rozë me detaje asimetrike, duke qëndruar me vetëbesim në pjesën e pasme të jahtit, me sfondin e kaltër të detit që e plotëson bukurinë e saj.

Postimi i Oltës mori qindra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj, të cilët e komplimentuan për format dhe elegancën, duke e shpallur një nga ikonat e stilit të kësaj vere në rrjetet sociale./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti